KQZ ka certifikuar 5 subjekte politike dhe 2 kandidatë të pavarur në Drenas

18.11.2016 13:07:58

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 5 subjekte politike dhe dy kandidat të pavarur.

Në këtë mbledhje, KQZ shqyrtoi dhe miratoi rekomandimin e zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim për decertifikimin e kandidatit të pavarur për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Drenasit (Gllogocit), që do të mbahen më 4 dhjetor 2016.

Zyra njoftoi KQZ-në se më 17 nëntor ka pranuar një kërkesë me shkrim nga Kandidati i Pavarur, z. Naim Bazaj për tërheqje nga gara dhe se sipas kërkesës së kandidatit janë plotësuar kushtet e parapara me Ligj që KQZ-ja të bëjë decertifikimin e tij.

Pas mbledhjes, Komisioni Qendrori Zgjedhjeve organizoi ceremoninë e tërheqjes sëshortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Drenasit (Gllogocit).