‘Kreativiteti’ i kosovarëve, tentojnë t’i fshehin 23 kilogramë marihuanë në thasë të specave

20.10.2020 12:29:45

Policia hungareze ka sekuestruar plotë 23 kilogramë marihuanë në një autobus nga Kosova.

Policia e Hungarisë ka bërë të ditur se në kufi ka sekuestruar 23 kilogramë marihuanë, të cilat kosovarët i kishin fshehur në thasë të specave, shkruan lajmi.net.

Siç bëhet e ditur nga dogana hungareze, fillimisht autoritetet kishin pyetur vozitësin e autobusit i cili vinte nga Kosova dhe pasagjerët nëse kanë ndonjë gjë të për të deklaruar, por që fillimisht të njëjtit kishin mohuar.

Më pas policët kishin hapur bagazhin dhe pas kontrolleve që i kishin bërë ata kishin hasur në thasë të specave, ku brenda tyre edhe ishin fshehur 23 kilogramë marihuanë.

E gjithë marihuana është dorëzuar në autoritetet e policisë hungareze, përderisa nuk bëhet e ditur nëse është arrestuar ndonjë person.

Vlera e marihuanës llogaritet të jetë rreth 160 mijë euro.