Krimi i 3-fishtë në Korçë, zbulohet letra që kishte lënë babai vrasës

05.12.2016 20:26:23

Naum Toshi kishte lënë një letër përpara se të vriste dy fëmijët e mitur dhe më pas edhe veten. 42-vjeçari nga Korça kishte planifikuar gjithçka dhe në letrën që kishte lënë sqaron edhe motivet përse ndërmorri një veprim ekstrem.

Në shënimin e lënë për babain e tij, Naum Toshi shkruante se gjithçka po e bënte për shkak të mosmarrëveshjeve me bashkëshorten Marsela Toshi dhe se ajo “kishte marrë rrugë të keqe”, shkruan tv Klan.

Marsela kishte lënë dy fëmijët e saj dhe shkonte jashtë shtetit duke punuar në lokalet e natës. 42-vjeçari shkruante gjithashtu se nuk e kishte pyetur babain e tij kur ishte martuar me Marsela Toshin dhe as nuk do ta pyeste për vendimin tragjik.

Naum Toshi vari dy fëmijët e mitur dhe më pas vari veten në katin e dytë të banesës së tij.