Tash në RTV Dukagjini, “Përballje”: A ka zgjidhje për qentë endacakë që morën jetën e 3 fëmijëve? (Video)

05.12.2016 20:32:59

Sonte në emisionin “Përballje” po diskutohet për problemin e qenve endacakë në Kosovë.

A ka dështuar shteti në menaxhimin e problemit të qenve endacakë?

Pse komuna e Prishtinës thotë se fajin kryesor e ka Qeveria, ndërsa në Qeveri thonë se komunat duhet të ndajnë buxhet më shumë për këtë punë?

A ka pas trajtim jo human ndaj qenve?

Kush po e akuzon kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmeti për mos menaxhim të mirë të rastit të strehimoreve në Prishtinë dhe si përgjigjet komuna?

A duhet të vriten qentë endacakë apo të gjendet zgjidhje tjetër?

Për të diskutuar për këto tema gazetari Muhamet Hajrullahu ka ftuar: Nol Kabashi – nga sektori për përkujdesjen e kafshëve, AVUK Gent Begolli – drejtor i shërbimeve publike, Komuna e Prishtinës Mentor Gashi – Strehimorja e qenëve, Prishtinë Fisnik Vejsa – Veterinar Dafina Paca- ligjeruese e hulumtuese, Universiteti Cardiff.

Ndiqeni emisionin në TV Dukagjini dhe Telegrafi.com, duke filluar nga ora 20:20, ndërsa reprizën të shtunën në ora 10:00. Emisioni “Përballje” është bashkëprodhim i gazetarit Muhamet Hajrullahu me Telegrafi.com për Radiotelevizionin Dukagjini.