Krimi në Korçë, Basha: Të vrasim politikën e keqe, jo njëri-tjetrin

05.12.2016 11:58:35

Ne nuk mund të vrasim njëri-tjetrin, duhet të vrasim politikën e keqe, shprehet kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar për ngjarjet e rënda në Korçë

Për kreun e PD-së këto ngjarje përveçse krime individuale “reflektojnë gjendjen e varfërisë dhe dëshpërimit ku ka hyrë shoqëria jonë”.

“Jam i tronditur nga krimet e tmerrshme në familje në Fier dhe në Korçë. Jam veçanërisht i hidhëruar që këto krime kanë marrë jetë të pafajshme fëmijësh dhe grash.

Këto ngjarje më shumë se krime individuale reflektojnë gjendjen e varfërisë dhe dëshpërimit ku ka hyrë shoqëria jonë, si dhe rënien e mbështetjes shoqërore për njëri-tjetrin.

Shqipërisë duhet t’i kthehet shpresa, duhet t’i kthehen mundësitë në mënyrë që të gjithë të jetojnë të mirëqenë dhe të qetë. Politika ka rolin kryesor për këtë gjë: ajo duhet të pushojë së punuari për pakicën dhe duhet t’u rikthehet njerëzve dhe halleve të tyre.

Ne nuk mund të vrasim njëri tjetrin, duhet të vrasim politikën e keqe. Ne duhet të japim jetën për fëmijët tanë dhe jo të marrim jetë fëmijësh”, shkruan z. Basha.