Krimi nuk luftohet duke e ndjekur vëtem mëkatarin?!

20.09.2020 22:53:06

Nga Skënder Mulliqi

Aksione të tilla policore ,si në Karaçevë , nuk thëm që nuk janë të dobishme.Por , lufta kundër krimit nuk ka nevojë fare për spektakle mediale .Krimi nuk luftohët duke e ndjekur vëtem mëkatarin. Shumë dukuri të dëmshme për një shoqëri në formim e sipër , nuk u luftuan sa duhet kurrë deri më sot . Nuk ndërtohet mirë një shtet më mangësi të mëdha të demokracisë ,mangësi të shtetit ligjor, kur kemi korrupcion , kontrabandë të te gjitha llojëve. Madje , këto fenomene janë strukturuar mirë , duke u bërë sistem i jetës ?! Kjo është dëgjenerim dhe shkatërrim për gjeneratën e re.Lojërat e fatit dhe dukurit tjera negative zënë vend më shumë në vëndet në tranzicion dhe në vëndet e varfëra , ose të varfëruara nga kastat në pushtet. Pikërisht këto fenomene kanë bërë që edhe shumë raporte ndërkombëtare ta radhisin Kosovën, me shtetet ku nuk luftohen sa duhet dukuritë negative .Këto të keqija kan ndikuar edhe në mos liberalizimin e vizave për Kosovën, si të vetmin shtet të izoluar në Evropë. Nuk ka gjë më keq për Kosovën që ka synim BE-në , e ka këtë shkallë të lartë të korrupcionit , nepotizmit, klientelës …Kjo është e pa shpjegueshme së si ky popull po lejon gjithë këto lojëra politike, që po na i prishin ejkulibrat si shtet në rajon e më gjerë . Po e qesin përtoke dinjitetin dhe lumturinë e fëmijëve tanë.Se a do të vazhdohet të luftohet vërtetë krimi e korrupcioni mbetet të shihet.Unë këtë spektakël policorë në Karaçevë ,e shoh edhe nga një kënd tjetër. E shoh nga këndi që të zhvëndoset vëmendja e publikut të gjerë nga problemet jetësore, të cilat veq që nuk kan shpërthyer.Ky aksion policorë lidhet edhe më gjera madhore politike , siq është problemi me Asociacionin e Komunave më Shumicë Serbe, që do të jetë tema kryesore në vazhdimin e bisedimeve në Bruksel.Pastaj , e gjithë kjo mund të këtë lidhshmëri edhe më Ujmanin shumë të përfolur si temë e dalë nga Marrveshja Trelaterale e Uashingtonit…Kjo do të ishte lojë tepër e rrezikshme për Kosovën. Nese kjo qeveri pikërisht Agim Veliu , si Minister i Punëve të Mbrëndshme na “befason” duke ju shpallur luftë dukurive negative , ne do ta përgëzojmë së bashku më shumicën e qytetarëve. Por, që sigurisht publiku i gjërë më të drejtë më rastin e Karaçevës do të pyes ,si u bë që në këtë aksion policorë , të gjenden edhe policë të arrestuar?Vallë përgjegjësi e kujt është tash kjo…?Nuk është sa për të gjetur “qime floku në ve”, por është fakt …