Kriza politike, Rama takohet me Metën në kryesinë e Kuvendit

05.04.2017 09:46:27

 

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit Ilir Meta zhvilluan një takim në kryesinë e Kuvendit. Në qendër të bisedës mes tyre ishte zgjidhja e krizës politike në vend.

Takimi i tyre vjen pas thirrjes së Metës për të zgjidhur krizën në vend, ku ai propozoi një qeveri besimi.

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama është shprehur i gatshëm për dialog me kreun demokrat Lulzim Basha, ku kërkon të gjendet një zgjidhje që nuk cenon Kushtetutën.