Kroaci/ Një baba kroat hedh katër fëmijët e mitur nga ndërtesa

28.02.2019 17:48:28

Një 54-vjeçar ka tronditur Kroacinë me aktin e tij ekstrem. Babai i katër fëmijëve i ka hedhur vogëlushët nga kati i parë i një ndërtese në rrugën “Josip Ban Jelaçiç” në Pag të Kroacisë.

Fëmijët janë të moshës 3, 5, 7 dhe 8 vjeç. Ata u hodhën nga një lartësi prej gjashtë metrash, ndërsa dy prej tyre kanë pësuar lëndime serioze.

“Radio Zadar” raporton se kjo është një familje problematike që u transferua së fundi në Pag.

“Pas kontrolleve të para rreze X, mund të them se dy fëmijë të moshës 7 dhe 8 vjeç kanë marrë lëndime të rënda dhe janë vendosur në një njësi të kujdesit intensiv, ndërsa dy fëmijët e tjerë të moshave 3 dhe 4 kanë lëndime të lehta , por gjendja e tyre është ende nën kontrollin  mjekësor”, tha drejtori i spitalit në të cilin u transferuan fëmijët.

Ndërkohë, babai i fëmijëve të mitur është arrestuar dhe pritet të dalë në gjyq.