Kroaci: Nuk pranohet dorëheqja e ministrit të Mbrojtjes

18.07.2017 17:31:39

Kryeministri Plenkoviq, deklaroi sot se nuk pranon dorëheqjen e ministrit të Mbrojtjes Damir Krstiçeviq.

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, deklaroi sot se nuk pranon dorëheqjen e ministrit të Mbrojtjes Damir Krstiçeviq për shkak të kritikave të presidentes Kolinda Grabar-Kitaroviq, se ushtria ka mund më herët të ndihmojë në mposhtjen e stuhive të zjarrit.

Plenkoviq pas kthimit në Zagreb ka mbajtur konferencë të jashtëzakonshme për media, në të cilën është përgjigjur se ministri i Mbrojtjes Krstiçeviq ka vepruar në mënyrë parandaluese dhe ka angazhuar pjesëtarët e ushtrisë për të ndihmuar sipas nevojës.