Kryeakademiku Islami: Shpejtim Bulliqi dhe Florin Isufi diletantë!

16.12.2016 14:02:58

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe i Arteve, Akademik Hivzi Islami, në një fejton të shkruar ekskluzivisht për gazetën “Zëri”, i ka quajtur diletantë, imbecilë, ish-studentët e tij, Shpejtim Bulliqit dhe Florim Isufit, ku sipas tij, tregonin harta për kufirin me Malin e Zi si “letra pa vlerë”.

Akademik Islami, tutje ka thënë se joprofesional dhe tërësisht politik-propagandistik ishte raporti duke i quajtur ekspertë të kufirit në thonjëza.

“Edhe më joprofesional dhe tërësisht politik-propagandistik ishte raporti i të ashtuquajturve ekspertë të kufirit. Dy diletantë, imbecilë, ish-studentë të mi, Sh. Bulliqi dhe F. Isufi tregonin harta ‘si letra pa vlerë’ në distancë nga dhjetëra metra, që askush nuk mund të shihte gjë, duke thënë se kishin aq shumë harta sa kishin marrë edhe në qesim! Por për qasjet dilatenteske të këtyre dyve do të flasim më vonë”, ka shkruar Isalmi.

Ndërkaq,  Islami mendon se edhe ish-ambasadori, Zejnulla Gruda në vend se të angazhohej që të na sillte ndonjë njohje për pavarësinë e Kosovës nga vendet latino-amerikane ku kishte shërbyer si ambasador, sipas Islamit, na rrëfente sa libra dhe enciklopedi të afro 400 shekujve të fundit “nga Australia deri në Argjentinë e Çil” kishte lexuar, pastaj tregonte dokrra për jetën e një juristi danez, për Komisionin e Gjillasit, për hartat që nuk i di, por jepte edhe shembuj të konflikteve rreth kufijve në kohë dhe hapësira të ndryshme që nuk kanë asnjë ngjashmëri me situatën në Kosovë.