Në Maqedoni nevojitet transparencë më e madhe gjatë shpenzimit të parave publike

07.03.2017 16:52:04

Raportet e Revizionit të cilat i përgatitë Enti Shtetëror nuk japin rezultate. Institucionet i kryejnë obligimet e tyre, por shoqëria është joefikase. Kjo është konstatuar në raportin e parë lidhur me punën e Entit Shtetëror të revizionit që i përgatit Qendra për Analiza Ekonomike nga Shkupi dhe Ambasada Britanike.

Nga kjo Qendër konsiderojnë se nevojitet transparencë më e madhe gjatë shpenzimit të parave publike si dhe vetë institucionet të jenë më efikase.

”Vazhdimisht do të shikojmë dikë nga anash, jo vetëm që t’i detektojë gjendjet, por edhe të udhëzojë drejt nesh, ndërsa ne të pranojmë me vullnet të lirë, kushtimisht, diç që nuk do të donim të pranojmë” – tha për Alsat-M, Marijan Nikolov, Qendra për Analiza Ekonomike.

Për shkak se nuk ka ligj me të cilin do të ketë llogaridhënie transparente për shpenzimet publike, Maqedonia, sipas Bankës Botërore është në nivelin më të ulët në rajon. Zv. ambasadori britanik në Maqedoni, Paul Edwards, problemet me revizionin shtetëror i lidh me ngjarjet aktuale politike.

”Është pak irelevante të flitet për këtë çështje kur vetë baza e demokracisë parlamentare është vënë në pikëpyetje, kur presidenti refuzon që partnerët e koalicionit me shumicë të qartë në parlament të formojnë qeveri” – deklaroi Paul Edwards, zv.ambasador i Britanisë në Maqedoni.

Edhe pse revizorët shtetëror muajt e kaluar disa herë konstatuan shpenzim joekonomik të parave buxhetore në disa ministri dhe ndërmarrje shtetërore, deri më tani nga askush prej kompetentëve nuk është kërkuar përgjegjësi.