Basha: Qeveri teknike që u hap rrugën zgjedhjeve të lira

07.03.2017 16:11:58

Kreu demokrat Lulzim Basha dhe senatori italian Mauro ishin sot në çadrën e PD-së. Në fjalën e mbajtur, Basha foli për mësuesit dhe sistemin arsimor.

Sipas tij, në 4 vite figura e mësuesit ka rënë poshtë. Ai shtoi se në arsim janë bërë emërime politike gjatë këtyre viteve të qeverisjes së Ramës.

“Edi Rama ka zgjedhur një tjetër model, në vend që të marrë studentët e ekselencës, zgjedh të marrë turpin dhe llumin e Shqipërisë, kriminelët e dënuar për drogë, në burgjet e Italisë, Greqisë, Belgjikës. I sjell dhe i bën kryetar bashkish, i bën drejtorë, – tha Basha. -Kjo betejë nuk bëhet që PD të fitojë pushtetin në tavolinë, kjo betejë nuk bëhet për PD, nuk bëhet për opozitën shqiptare, po për çdo shqiptare dhe shqiptar dhe për brezat që do të vijnë. Nuk duam dhe nuk do të pranojmë kurrë pushtet në tavolinë”.

“Duam zgjedhje të lira dhe të ndershme përmes një qeverie të palidhur me krimin dhe të palidhur me drogën. Kjo është kauza që ka marr dhe po merr përditë përkrahjen e plotë të atyre që për 27 vite kanë ndihmuar pa asnjë interes tjetër, përveç interesave të Shqipërisë, demokraci, shtetin ligjor dhe tregun e lirë ekonomik”, deklaroi Bash