Kryebashkiaku filipinas i lidhur me trafikun e drogës vritet në burg nga policia

05.11.2016 12:24:42

Një kryebashkiak filipinas i burgosur për shkak të lidhjes me trafikun e drogës, është vrarë në burg nga policia. Rolando Espinosa, kryebashkiak i qytetit Albuera, kishte qëlluar në drejtim të oficerëve të policisë përpara se të vritej prej tyre, thanë zyrtarë lokalë. Vdekja e zyrtarit të lartë vjen një kohë kur presidenti Rodrigo Duterte ka ndërmarrë një fushatë të pazakontë duke vrarë nëpër rrugët e vendit të gjithë të droguarit dhe trafikantët.

4000 persona mendohet se janë vrarë në një kohë shumë të shkurtër në të ashtuquajturën luftë të drogës nga presidenti Duterte.

Ai u zgjodh në krye të vendit në muajin maj dhe kishte si platformë primare të programit të tij parandalimin e shndërrimit të Filipineve në një narko-republikë, duke sanksionuar me ligj vrasjen pa gjyq të të gjithë trafikantëve të drogës të cilët nuk dorëzohen vetë.