Kryeministri Edi Rama për “Bild”: Ne nuk do pranojmë kurrë kampe refugjatësh

27.06.2018 10:24:02

Në një prononcim për gazetën gjermane “Bild”, kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria nuk do të pranojë kampe refugjatësh. Ai thekson se Shqipëria do të jetë gjithmonë e gatshme të japë kontributin e duhur për të lehtësuar barrën europiane, por sipas tij kjo nuk do të thotë që ky vend të mbajë barrën e të gjithëve

“Planet e BE-së për ndërtimin e kampeve të refugjatëve në vende të treta morën një përgjigje të vendosur nga Shqipëria që, ashtu si Libia, kundërshton ndërtimin e kampeve të tilla për llogari të BE-së. Ne nuk do të pranojmë kurrë kampe të tilla refugjatësh.

Kjo sepse nënkupton faktin se njerëz të dëshpëruar po hidhen diku si të ishin mbetje toksike që askush nuk i do”, thekson Rama.