Negociatat, Rama akuza opozitës: Brutalitet kundër qëllimit të përbashkët

27.06.2018 10:12:50

Nëpërmjet një postimi në Facebook, kryeministri Edi Rama ka hedhur akuza në drejtim të opozitës, pas vendimit për çeljen e negociatave për Shqipërinë në 2019. Ram thekson se ndërkohë që KE postonte kartolinë përgëzimi për Shqipërinë, esadistët hidhnin gurë kundër qeverisë.

“Mirëmëngjes! Mbrëmë, në të njëjtat orë që Këshilli Europian postonte këtë kartolinë përgëzimi për të gjithë shqiptarët, pas dakordësisë aspak të lehtë për datën e çeljes së negociatave me Shqipërinë, esadistët e rinj të Shqipërisë hidhnin gurët e akuzave të tyre vulgare kundër qeverisë si fajtore për një dështim imagjinar në Europë! Me lutjen që të mos ua harroni këto shfaqje të pafundme brutaliteti kundër qëllimit tonë të përbashkët dhe vetë Shqipërisë, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama.