Kryeministri grek kërkon nga Turqia që të respektojë të drejtën ndërkombëtare

11.10.2016 18:07:39

Kryeministri grek Aleksis Cipras, i cili është për vizitë në Kajro, i bëri thirrje Turqisë për ta respektuar të drejtën ndërkombëtare dhe parimet e marrëdhënieve të mira fqinjësore me qëllim të sigurimit të stabilitetit dhe sigurisë në rajonin e Mesdheut.

Në një deklaratë me presidentët e Egjiptit dhe të Qipros, Abdel Fatah al Sisi dhe Nikos Anastasiadis, Cipras u përqendrua në marrëveshjet ndërkombëtare, të cilat Turqia i konsideron si fundamentale dhe i konteston, pas deklaratës së fundit të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan për Marrëveshjen e Lozanës.

Cipras konsideron se është jashtëzakonisht shqetësuese ajo që “nga rajoni dëgjohen zëra nga drejtimi i kundërt”.

“Ne jemi të obliguar të bashkëpunojmë për t’i tejkaluar sfidat”, tha kryeministri grek.

Ai theksoi se “përgjigja duhet të jetë e qartë dhe e palëkundur”, si nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, ashtu edhe nga vendet fqinje që të ruhet stabiliteti në pjesën lindore të Mesdheut.

“Respektimi i të drejtës ndërkombëtare është supozim për garantimin e stabilitetit në rajon dhe bazë e vetme e mundshme për marrëdhëniet e miqësisë midis shteteve. Siguria në Evropë varet nga siguria dhe stabiliteti i fqinjëve të saj”, tha Cipras.

“Supozimi i nevojshëm për paqe dhe stabilizim në rajon është gjetja e duhur dhe zgjidhja esenciale për çështjen qipriote”, tha Cipras.