Kryeministri holandez thotë se Erdogani e ‘kaloi kufirin’

11.03.2017 15:12:12

Kryeministri holandez, Mark Rutte ka thënë se me deklaratat e fundit presidenti turk, Tajip Erdogan e ka kaluar kufirin.

“Kjo është një vërejtje e çmendur. Unë e di se ata janë të zemëruar, por kjo e kaloi kufirin”, u shpreh Rutter para gazetarëve shkruan Reuters.

Erdogan e ka akuzuar Holandën se është mbetje naziste dhe fashiste, pasi qeveria holandeze e tërhoqi lejen që ministri i jashtëm turk të aterojë në Holandë.