Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim ambasadoren e Estonisë, Eve Kulli Kala.
Gjatë takimit, u bisedua për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, me theks të posaçëm në fushën e zhvillimit ekonomik dhe integrimeve evropiane, transmeton lajmi.net
Duke e falënderuar ambasadoren për përkrahjen e deritashme të Estonisë, kryeministri Mustafa, shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për thellimin e raporteve bilaterale dhe të shkëmbimeve ndërmjet dy vendeve.
Gjatë takimit, u bisedua edhe për prioritetet që Estonia do të ketë gjatë Presidencës së BE-së, nga korriku deri në dhjetor 2017, si dhe proceset që lidhen me rrugën integruese evropiane të Kosovës.