Kryeministri i Kosovës: Isa Mustafa zgjedhjet mbahen në vitin 2018

Kryeministri i Kosovës: Isa Mustafa zgjedhjet mbahen në vitin 2018

06.04.2017 21:09:16

Kryeministri i Kosovës dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka folur edhe për idenë e opozitës për mocion mosbesimi. Por ai ka theksuar se zgjedhje nuk do të ketë pa vitit 2018.

“Opozita nuk ka punë tjetër. Është e drejtë e tyre që të mendojnë ashtu. Nëse ne punojmë mirë kështu…Nuk kemi probleme tjera. Është në dobi të vendit që të kemi qeveri stabile, prandaj ne do të vazhdojmë të punojmë më partneritetin tonë deri në qershor të viti 2018”, ka thënë ai.

I pari i qeverisë ka folur edhe për tregun e lirë ekonomik dhe idenë për një treg ballkanik. Ai tha se Kosova është e interesuar për të lehtësuar bashkëpunimin tregtar dhe ekonomike, por jo për krijim të tregut të llojit të modelit të Ish-Jugosllavisë.

“Për neve nuk ka rikthim të Ish-Jugosllavisë. Ne do të punojmë për barabarësi. Nuk duam të imitojmë Jugosllavinë e re. E kam bërë të qartë edhe në Sarajevë”, ka theksuar Mustafa në emisionin “Debat”, në RTK.

Mustafa: Kosova do të ketë ushtrinë

Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se iniciativa për transformimin e FSK-së ka qenë e Presidentit.

“Nuk ka të drejt askush që të ta mohojë ushtrinë. Ne do të jemi të dakordim dhe harmoni me partnerët tanë me ShBA-të dhe NATO-në”, ka thënë ai. Mustafa në emisionin “Debat”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK) ka thënë se procesi i bërjes së ushtrisë është bllokuar nga Serbia përmes Listës Serbe. “Duhet të ketë trysni nga ndërkombëtarët që tek Beogradi”, ka thënë ai.

Sipas tij, nuk ka dileme për ushtrinë e Kosovës. “Edhe presidenti i Kosovës, e ka thënë se ushtria do të themelohet në harmoni me miqtë tanë. Do të bëhet në partneritet me ShBA-të. Ushtria është e të gjithëve”, ka thënë Mustafa, i cili ka vlerësuar se Serbia nuk është ajo që vendos për Ushtrinë e Kosovës.

Mustafa: Ekonomia e Kosovës ka pasur progres

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka thënë qeveria e Kosovës, ka punuar shumë që të ketë reformë ekonomike dhe hapje të vendeve të reja të punës.

“Sektori bankar dhe sektori privat janë duke ecur shumë mirë. Ne po punojmë që të krijomë sa më shumë ambient të mirë të biznesit”, ka theksuar Mustafa.

Sipas tij edhe Banka Botërore ka dhënë shifrat për rritjen ekonomike të Kosovës. “Ne kemi borxhin publik më të voglin në rajon. Sektori privat është ai që në bazojmë rritje ekonomike të Kosovës. Ne bazojmë rritjen ekonomike tek bizneset e vogla dhe të mesme”, ka thënë ai. Mustafa ka përmendur se Pakoja e dytë fiskale adreson lirimet nga Dogana.

Mustafa: Këtë muaj Demarkacioni dërgohet në Kuvend

Kryeministri, Isa Mustafa ka thënë se situata është ndërlikuar për votimin e Demarkacionit me Malin e Zi, por tha se këtë muaj marrëveshjen e demarkacionit do ta dërgojnë në ligjvënës për ratifikim.

“Nuk kemi asnjë problem me Malin e Zi. Kriteri për demarkacion për Kosovën është i vetmi që është caktuar për neve, kurse për shtete e tjera jo. Edhe në takimet që e kam pasur në Maltë, kam shtruar këtë problem. Kam kërkuar që të kapërcehet ky problem”, ka theksuar Mustafa në emisionin “Debat”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Ai ka thënë se ky problem po i nxjerrë shumë telashe bizneseve. Mustafa ka kritikuar edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës që po shesin patriotizëm. Ai ka thënë se nuk është humbur territor për Kosovën.

“Këtë muaj do të dërgojmë demarkacionin në Kuvendin e  Kosovës për votim”, ka theksuar ai. Sipas Mustafës, askush nuk ka të drejt të mbajë pengë Kosovën.

Mustafa: Nga dialogu, Kosova fitoi kodin telefonik

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se është i bindur që nga dialogu janë zgjidhur disa probleme.

“Ne kemi fituar kodon telefonik, i cili do të na kursej mjete. Kemi arritur të shpërndajmë strukturat paralele dhe ato i kemi integruar në institucionet e Kosovës”, ka theksuar Mustafa në emisionin “Debat”, në RTK.

Ai ka thënë se me Serbinë duhet të normalizohen raportet. “Ne nuk duhet të jemi peng. Duhet ta ketë qartë edhe Serbia se problemet duhet të zgjidhen në rrugë paqësore”.

Mustafa ka thënë se dialogu nuk është i lehtë.

Mustafa: Haradinaj po mbahet padrejtë në Francë

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se është sjellje e padrejtë ndaj zotit Haradinaj dhe është një nënshtrim i padrejtë i Francës ndaj Serbisë.

Mustafa ka deklaruar se drejtësia franceze duhet të merr vendim të drejt dhe zoti Haradinaj të lirohet sa më shpejt.

“Duhet të ndalet ky proces i padrejtë. Duhet të ndërpriten këto forma që Serbia po bën ndaj Kosovës. Ne duhet të kemi përkrahje nga shtetet që na njohin”, ka thënë ai. Mustafa ka bërë të ditur se këto problem i ka ndarë edhe me Mogerinin.

“Ne kemi diskutuar për këto lista me të gjitha institucionet relevante të Kosovës. Nuk është mungesë e mos interesim i Kosovës për z.Haradinaj”, ka thënë