MPPS në Maqedoni do të shënojë Ditën ndërkombëtare të komunitetit rom

06.04.2017 20:40:02

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) në Maqedoni, me rastin e 8 prillit (Ditës ndërkombëtare të romve) nesër (7 prill) prej orës 11 deri 13 do të organizojë “Zyrat e hapura” për qytetarët që jetojnë në lagjet rome.

Ekipe nga Qendra për Punë Sociale dhe Qendrat informative të romve, nesër do të dalin në terren në rajonet në të cilat me përqindje më të madhe jetojnë qytetarët e komunitetit rom, me qëllim që t’u ndihmohet atyre.

Nga MPPS thonë se në këtë mënyrë do të lehtësohet dhe avancohet qasja ndaj komunitetit rom deri tek shërbimet sociale në nivel lokal dhe se me këtë traditë do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.