Kryeministri i Rusisë infektohet me koronavirus, njofton menjëherë Putin

30.04.2020 19:30:03

Kryeministri i Rusisë, Mikhail Mishustin ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Sipas medias së huaj, ai ditën e sotme ka drejtuar një seancë të qeverisë në mënyrë online dhe e mori lajmin e hidhur ndërsa ishte ende në punë.

Kryeministri ka njoftuar Presidentin Vladimir Putin për gjendjen e tij dhe do të izolohet.

Zv.kryeministri Andrey Belousov do të hyjë si kryetar i përkohshëm i qeverisë gjatë rimëkëmbjes së Mishustin.

Mishustin i tha Putinit se qeveria do të vazhdojë të punojë pa ndërprerje dhe se ai do të mbetet në kontakt të ngushtë me të.

“Unë po planifikoj të qëndroj në kontakt aktiv me kolegët e mi përmes telefonit dhe video-konferencave video”, tha ai.