Kryeministri Isa Mustafa ka paralajmëruar riprocedimin për ratifikim në Kuvend, të Marrëveshjes...

Kryeministri Isa Mustafa ka paralajmëruar riprocedimin për ratifikim në Kuvend, të Marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

01.03.2017 11:06:02

Në mbledhjen e rregullt të qeverisë, kryeministri Mustafa ka thënë se raporti final i matjes së territorit nga ana e Komisionit Shtetëror është në përfundim e sipër, andaj, menjëherë pas, sipas tij, qeveria do t’a procedoj marrëveshjen për në kuvend.

Ai nuk ka precizuar se kur, por, ka thënë se demarkacioni do të riprocedohet këto ditë.

Sipas Mustafës, me ratifikimin e kësaj marrëveshje, Kosova do të përmbyllë shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, si dhe do të hap perspektivën e procesit të liberalizimit të vizave.