“Sa poshtë ka ra katundi” !

19.05.2019 19:02:56

Nga: Fatmir Bajraj

Nuk e përbijë dot ; dhëmbje dhe neveri, njëkohësisht ! Një foto nga Akademia Përkujtimore për Heroin e Kosovës, Komandantin unik të Kosharës legjendare & historike, për themeluesin e rezistencës së armatosur, alias FARK-ut, z.Sali Çekaj ! Një foto që flet sa njëmijë fjalë, një foto që deshmonë praninë e Ramiz Lladrovcit në atë Akademi për Heroin, prania e të cilit nuk nderon figurën unikale të luftetarit t’paepur , me pushkë & pendë për kauzën kombëtare të Dardanisë Antike -Kosovës. Me duket, apo s’m’bëjnë sytë…? Ramiz Lladrovci, ky eksponent i fallangave të krimit, i pranishëm në një vend dhe në një ditë të shënjtë & t’shënuar për Heroin e Kosovës, Komandant Sali Çekaj, të cilin fallangat e krimit dhe nën urdhërat e Shtabit të Rognerit e luftuan me t’gjitha mjetët dhe metodat, bashkë me bashkëluftetarët dhe deri tek Ministri i parë i Mbrojtjës së Republikës së Kosovës, Kolonel Ahmet Krasniqi ! Pse prezenca e Rmizit n’Akademi Përkujtimore për Heroin ? Ramiz Lladrovci & shokë, s’ishte bashkëveprimtar i Heroit, s’ishte bashkëluftetar i Tij, dhe n’rastin ma t’keq ; s’ishte as bashkëmendimtar n’fushën e veprimtarisë politike, përkundrazi ; në t’gjitha këto, ishin antipode. Në njërën anë, Heroi Sali Çekaj ishte institucionalist dhe konstitucionalist i promovuar në luftën e popullit të Tij për Liri e Pavarësi, duke i takuar një Levizje legale, Nacional Demokratike (LDK-së) e cila hapur dhe botërisht synonte lirinë dhe çlirimin e Atdheut të robëruar nga armiku shekullor, në krye të së ciles ishte, arkitekti i pavarësisë, Dr.Ibrahim Rugova ! Kontributi i Heroit Sali Çekaj ishte enorm dhe unikal në t’gjitha fazat dhe etapat e luftës për çlirim deri n’rënjën në alltarin e lirisë, rënjën për t’mos vdekur në “Rrasë t’Kosharës” ! Në anë tjetër, Ramiz Lladrovci, i cili i takonte një Levizje ilegale, e cila luftës së Kosovës i dha vetëm “Komandantë” dhe emrin, të cilet për dallim nga Saliu, ishin pak në numër dhe qellim kishin luftën për pushtet dhe përmes të cilit ; përvetësimin e meritave dhe pasurimin e skajshëm nga krimi, haraqi dhe tenderomania. Ramizi nuk ishte n’luftë, por falë vëllait të tij, Fehmi Lladrovcit, i cili është deshmor dhe Hero i Kosovës, u bë ambasador e kryekomunar pa shkollë & mejtep…! Një diletant dhe analfabet funksional, n’politikëbërje dhe n’diplomaci shtetërore, absurd ! Sinjifkative prania & prezenca e Rmiz Lladrovcit n’Akademi ! Çfarë fshihet këtu, ku flenë lepuri…? A mos vallë është qellim : shpërlarja e trurit, mjegullimi i kujtesës historike, apo zh’vlerësimi i jetës dhe vepres së Heroit unikal Sali Çekaj n’sherbim të atdheut ? Nga kush dhe pse u ftua Ramiz Lladrovci ? Kjo pytje do përgjigje nga organizatori i nderuar i kësaj Akademie Përkujtimore pë Sali Çekajn, apo ndoshta ishte thikë pas shpinde organizatorit ? Vetëm për një përgjigja s’kam dilemë dhe jam i sigurt 100 % Prania e Ramizit në këtë Akademi për Heroin Sali Çekaj, ishte neveritëse për t’pranishmit dha aspak e mirëseardhur. Ramizi këtë duhet t’a mësoj, nese nuk e ka dijtë !