Kryeministri Isa Mustafa: Uroj zgjedhjen e z. Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit të Maqedonisë

28.04.2017 15:04:23
Maqedonia është e qytetarëve të saj shqiptarë aq sa është edhe e maqedonasëve dhe të tjerëve.

Kam besim se Maqedonia si shtet fqinj i Kosovës do të konsolidoj institucionet e saj demokratike duke respektuar të drejtat e barabarta për të gjithë qytetarët e saj.
Ne të gjithë në Ballkanin Perëndimor akoma po shërojmë plagët e luftës, dhunës dhe armiqësive, prandaj duhet të evitohen këto të këqija në ndërtimin e ardhmërisë tonë evropiane dhe euroatlantike.