Gjykatëse Ekaterina Trendafilova, Kryetare e Dhomave të Specializuara të Kosovës, do të mbajë konferencë për shtyp në ndërtesën e Dhomave të Specializuara në Hagë, të mërkurën më 4 maj 2017, në orën 14:00.
“Gjatë takimit të saj të parë me mediat, kryetarja Trendafilova do të japë një deklaratë në lidhje me ecurinë e punës së Dhomave të Specializuara të Kosovës, veçanërisht në lidhje me Rregulloren e Procedurës dhe të Provave”, bëhet e ditur në një njoftim për media.








































