Moska tregon se a do të takohen Putin dhe Trump

15.01.2017 15:59:53

Nuk ka pasur bisedime për një takim të mundshëm mes presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, dhe presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, sipas Kremlinit.

“Ende nuk janë zhvilluar bisedime për ndonjë takim,” ka thënë sot për agjencinë e lajmeve “RIA” zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

ai u pyet pasi britanikja “Sunday Times” raportoi se Trumpi u kishte thënë zyrtarëve britanikë se një takim mes tij dhe Putinit po planifikohej, me mundësi që të mbahej në kryeqytetin e Islandës.