Deklaratë e degës së LDK-së në Zvicër lidhur me çështjen e trenit serbo-rus

15.01.2017 15:53:37

Treni i serbo-rus, një provokacion i ulët dhe i rrezikshëm i Beogradit, u kthye nga erdhi! Dega e LDK-së në Zvicër duke ndjekur me vëmendje dhe shqetësim strategjine e rritjës së tensionit dhe destabilizimit Kosovës dhe të rajonit nga Beogradi dhe satelitet e tyre ashtu sikundër u paralajmerua u nis një tren i veshur me slloganet e Serbisë së madhe “Kosova është Serbi” dhe i mbushur plot me bashibuzukë serbë që kishin vendosur të marshonin në territorin e Republikës se Kosovës. Njëheri shprehim “keqardhje” për mosrealizimin e dëshirave të “disa pobratimave” dhe të ashtuquajturve “analistë” për dështimin e tyre përsëri. Dega e LDK-së në Zvicër përshendet dhe mbështet plotësisht qëndrimin dhe vendimin dinjitoz të kryeministrit z. Isa Mustafa dhe të Qeverisë së Kosovës në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës. Njëherit falenderon miqtë e shtetit të Kosovës; SHBA-në dhe bashkimin Europian për përkrahjen që po i japin në vazhdimësi shtetit të Kosovës. Dega e LDK-së në Zvicër denon me ashpersinë më të madhe këtë akt serbomadh primitiv të rrezikshëm dhe destabilizues të autoriteteve të Beogradit zyrtar, duke shtuar se, dje ata dëshmuan dhe një herë se janë skllavë të ëndrrës së Serbisë së Madhe dhe një rrezik real për paqen në rajon!

Për Degën e LDK-së në Zvicër,

Haki Latifi, kryetar