Vazhdon procesi gjyqësor ndaj vrasjes së Oliver Ivanoviqit

22.11.2021 11:18:54

Sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviqit. Kështu ka bërë të ditur , avokati i njërit nga të dyshuarit në këtë rast, Musa Damati.

Damati thotë se në seancën e sotme pritet të dëshmojnë figura të larta të politikës.

“Të hënën duke filluar nga ora 9:30 do të vazhdojë procesi gjyqësorë penal pranë departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë në rastin e vrasjes se politikanit serb Ivanoviq, gjatë shqyrtimit të seancave në këtë proces pritet të dëshmojnë figura të larta të politikës”, tregon Damati,

Për rastin e vrasjes së ish-politikanit Oliver Ivanoviq deri më tani po akuzohen gjashtë persona, ndërsa të përfshirë në këtë rast sipas Prokurorisë janë së paku edhe pesë persona të tjerë të dyshuar.