Nikoliqi dhe Vuçiqi të verbuar nga shovenizmi!

15.01.2017 15:44:45

Nga Ahmet Asani
Te nisësh sot një tren me mbishkrimin “KOSOVA ESHTE SERBI” drejt shtetit te Kosovës, te cilin e kanë pranuar 114 shtete te botës, 24 prej te cilëve shtete te Bashkesise Evropjane, dhe nga fuqia boterore SHBA e cila ka baze ushtarake ne Kosove, eshte jo vetëm idiotizem por budallaki dhe verberi totale politike! Politika e verbuar serbe, me kete potez te gabuar politik ka mobilizuar jo vetem institucionet e Kosoves dhe popullin e Kosoves, por ka mobilizuar gjithe shqiptaret kudo ne bote! Sigurisht se shqiptaret nuk do te lejojne me te vriten, masakrohen, digjen, dhunohen e deportohen sikur ne vitin 1989/99!
Jam i bindur se populli serb nuk mendon ashtu siç mendojnë Nikoliç e Vuçiç qe po kercenojnë Kosoven me lufte te re! Jam shume i bindur se populi serb nuk do te lejoje te perserit gabimi te cilin e beri Millosheviq! Nikolic dhe Vucic duhet ta kenë te qarte, se nese vjen deri te nje lufte, shqiptaret nuk do te udhehiqen më nga komandantë t’pa dije, as nuk do të pengohen qe te fusin arme moderne ne Durres siç pengoheshin 98/99 nga shoku Tos e shoku Klos, por do te luftojne me armatim modern amerikan dhe me kuadro te shkolluara ne Amerike e Evrope!
Eshte e vertrete se gjate bisedimeve ne Bruksel politikanet kosovarë bene leshime dhe u treguan te bute deri ne inferioritet ndaj politikaneve serb, por kjo me trenin ishte krejt jasht kohes!
Nuk di se kush e ka pas idenë e as kush e ka bere dizajnin e ketij treni, por ekipit qe ka bere kete budallaki i propozoj qe te konkuroje per t’u futur ne librin e genisit dhe jam i bindur se do te fitoje vendin e pare per budallakinë me te madhe ne botë!