“Kryeministri”, libri më i ri i Ben Blushit- Cili do të jetë personazhi kryesor?

25.10.2016 10:01:24

Libri më i ri i deputetit të sapolarguar nga Partia Socialiste, Ben Blushi, që pritet të publikohet së shpejti titullohet “Kryeminsitri”.

Ende nuk është bërë e ditur ndonjë pjesë e librit, por nga titulli lë të kuptohet se në qendër sigurisht do të ketë një personazh që ka funksionin e kreut të qeverisë, raporton GSH.

Pak ditë më parë, saktësisht të shtunën që shkoi, Blushi në një postim në profilin e tij në Facebook, njoftoi se së shpejti do të publikoj dy libra.

“Shumë shpejt me dy LIBRA. Njeri per driten tjetri per erresiren” shkruan deputeti Blushi, kritiku më i ashpër i Ramës sa ishte në PS dhe tashmë jashtë saj.