Në Maqedoni mbahet simpozium oftalmologësh

25.10.2016 10:05:46

Oda e mjekëve të Maqedonisë (OMM) bën të ditur se ka akredituar mbajtjen e një simpoziumi oftalmologësh më 5 nëntor të këtij viti.

Sipas kërkimeve demografike të Organizatës Botërore Shëndetësore (OBSH), 285 milionë njerëz janë prekur nga ”verbëria funksionale” për shkak të trajtimeve të vonuara.

Nga ky numër, 256 milionë kanë probleme me shikim, kurse 39 milionë janë të verbër plotësisht, edhe pse në 80% të rasteve, verbërimi mund të parandalohet.

Tema e simpoziumit është ”Risit ënë oftalmologji”, ndërkaq aktiviteti do të sigurojë një edukim më të madh të personelit mjekësor, do të promovojë praktika pozitive, etj.