Konfirmon kryeministri kroat: Ka vdekur gjenerali që piu helmin në Hagë

29.11.2017 17:31:10

I dënuari i Hagës, Sllobodan Praljak ka vdekur në spitali pasi që në gjykatoren e Tribunalit të Hagës piu helm, ka konfirmuar kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

Nga Haga ende nuk ka arritur konfirmimi zyrtar i këtij informacioni, por kryeministri kroat në konferencë të jashtëzakonshme për media i ka shprehur ngushëllime familjes së komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Kroate (HVO), i cili piu helm pasi që ju shqiptua dënimi me 20 vjet burg në Hagë, transmeton lajmi.net.

Praljak në gjykatën e Hagës rreth orës 11 e 30 piu helmin.

“Gjenerali Praljak nuk është kriminel lufte”, tha ai dhe e piu lëngun që gjendej në një shishe të vogël.

Më pas gjykata ndërpreu punën dhe atij ju dha ndihma e parë pasi që menjëherë filloi të ndjente dhembje në kraharor.

Pralak është dënuar fillimisht në vitin 2013 për krime lufte në Mostar.

Gjykata e Hagës është dashur të marrë vendimin sot mbi ankesën e tij dhe të pesë kroatëve të tjerë të Bosnjës.

Pasi Pralak ka pirë pijen, gjykatësi ka urdhëruar që perdet të uleshin dhe procedurat të pezulloheshin.

Javën e kaluar, Gjykata e Hagës ka dënuar me burgim të përjetshëm Ratko Mlladiqin – ish-komandant i forcave serbe të Bosnjës.

Kjo gjykatë do t’i mbyllë dyert në fund të këtij viti.