Avokatja e Praljak: Nuk e di se si dikush mund të marr helm në gjyq, Haga të përgjigjet

29.11.2017 17:55:14

“Dikush në Hagë duhet të përgjigjet”. Kështu ka deklaruar Natasha Ivanoviq, avokate e gjeneralit kroat, Slobodan Praljak.

“Unë me të vërtet nuk kam as idenë më të vogël se si dikush mund të marrë helm në sallën e gjyqit. E vetmja gjë që mund të ju kujtojë është se Millosheviqi kishte të gjitha gjërat në burg, kujtojmë se siguria është e njëjtë edhe në njësinë e paraburgimit. Asgjë nuk ndryshoi nga Millosheviqi”, ka thënë për ‘Sputnik’, Ivanoviq.

Sipas saj, dikush në Hagë duhet të përgjigjet pasi gjenerali kroat, Slobodan Praljak i cili ishte i akuzuar për krime lufte në Bosnjë dhe Hercegovinë sot piu helm përderisa gjykata i dha dënim me 20 vite burg, transmeton lajmi.net.

“Isha në sallën e gjyqit por nuk pashë asgjë sepse po ndodhte prapa shpinës sime. Kam pasur shumë pak kontakte të drejtpërdrejta me të. Ai nuk na shqetësonte aspak nëse nuk kishte nevojë për diçka ligjërisht. Hera e fundit që e pashë dhe kontakti i fundit që kisha me të ishte një seancë dëgjimore në muajin e tretë. Këtë mëngjes e pashë në gjykatë vetëm kur u përshëndeta”, është shprehur avokatja.

Ivanoviq ka thënë se për vdekjen e klientit të saj është njoftuar pasi është larguar nga gjykatorja.

“Çfarë ndodhi sot dhe çfarë ka ndodhur shtatë ditë më parë në gjykimin e Mlladiqit, në gjyqin fillestar të Millosheviqit kur ai e tha një fjalë jashtë mikrofonit, etj., këto janë gjëra që në një gjykatë ndërkombëtare nuk duhet lejuar. Unë mendoj se këto ngjarje tregojnë mjaftueshëm se si funksionon kjo gjykatë”, ka përfunduar ajo.