Kryeministri Mustafa dhe LDK përsëri në pozitë për të mbrojtur Kosovën dhe aleancën me demokracinë perëndimore

09.03.2017 11:41:50

Nga Rexhep Kastrati

1

SHBA-të e bënë të qartë se janë kundër procedimit të projektligjit për FSK-në nga ana e Hashim Thaçit, por nuk janë kundër që ushtria e Kosovës të bëhet me ndryshime kushtetuese. Në këtë mënyrë, u bë e qartë se Hashim Thaçi ka vepruar në kundërshtim me gjithë rrjedhën e proceseve në Kosovë e që janë realizuar dhe janë duke u realizuar në bashkërendim me SHBA-të dhe me aleatët tjerë euro-atlantikë, duke dëshmuar edhe një herë se profili i tij prej kundërlideri, dhe origjina e tij politiko-agjenturore, nuk e lënë të jetë në rrjedhë me orientimin euro-atlantik të Kosovës dhe të shqiptarëve.

I përmendur si spiun francez, por edhe me një përvojë që duhet të hetohet në peridudha të mëhershme që nga adoleshenca e tij, lidhur me mundësinë e rekrutimit të hershëm nga ana e DB-së serbe, Hashim Thaçi doli që në fillim si një kundërlider, doli me qëllim të kundërvënies ndaj Liderit, ndaj presidentit Rugova që udhëhiqte një lëvizje politike për liri, pavarësi e demokraci në bashkërendim të plotë me SHBA-të. Pra, Hashim Thaçi që në zanafillë ka pasur dhe ka mision të kundërt me rrjedhën normale dhe në bashkërendim me partnerët euro-atlantikë.

Edhe angazhimi i tij i pasluftës, ishte angazhim i kundërheroit, apo i heroit negativ, sepse përsëri ishte në kundërshtim me gjithë rrjedhën pozitive të procesit liri, pavarësi, demokraci, sepse që në fillim, pasi kontriboi në çdo mënyrë për ndarjen etnike të Kosovës, bëri gjithçka për konsolidimin, legjitimimin, legalizimin dhe zyrtarizimin e këtij procesi të dëmshëm, e që u kodifikua në kushtetutën e Kosovës, e cila është thuajse e pandryshueshme pa vullnetin e serbëve dhe të pakicave të tjera.

Së këndejmi, edhe procedimi i projektligjit për FSK-në pa marrëveshje dhe pa bashkërendim me SHBA-të dhe me partnerët tjerë euro-atlantikë, është vetëm një nga veprimet e radhës që Hashim Thaçi ka bërë gjatë këtyre viteve në vazhdimësi të procesit të ndarjes përfundimtare të Kosovës, për ç’arsye edhe është në skenën politike ai dhe linja e Tiranës/Kretës dhe ajo udbasho-jugosllavokomuniste që janë strukuturuar në forca të ndryshme politike, në medie dhe në të ashtuquajturën shoqëri civile, por që kanë të gjitha mision: misionin e ndarjes së Kosovës mbi baza etnike, pengimin e procesit të shtetformimit, pra edhe të shndërrimit të Kosovës në një shtet të dështuar dhe që do të rihapte edhe një herë çështjen e vazhdimësisë së tij, e në radhë të parë, rihapjen e copëtimit të tij.

Zatën vetëm pak javë më parë, u riaktualizua ndarja e Kosovës e paraqitur si i ashtuquajtur shkëmbim territoresh. Në këtë kontekst, procesimi i projektligjit për FSK-në duhet parë pikërisht në kuadër të gjithë angazhimeve të tjera që janë bërë gjatë këtyre dy viteve e që ishin anagzhime për bllokimin dhe dështimin e shtetit, janë angazhime për cenim të pozitës gjeopolitike e gjeostratgjike të Kosovës në kontekstin euro-atlantik, e që u shpërfaqën hapur si angazhime kundëramerikane dhe kundërperëndimore, që si të tilla u shpërfqën nga sekta okulte e Albinit, kurse tash edhe nga vetë Hashim Thaçi, duke dëshmuar se janë njësoj, por që kryen secili pjesë të misionit kundërshqiptar.

2

Prandaj, edhe në këtë fazë, si në të gjitha fazat tjera të procesit liri, pavarësi, demokraci, LDK mbetet forca politike që mban të fortë orientimin e saj euro-atlantik, bashkërendimin me aleatët tanë strategjikë, forcimin e institucioneve dhe të shtetit ligjor, duke mbetur edhe më tej garante e suksesit të projektit të përbashkët me partnerët tanë për një Kosovë të pavarur dhe të orientuar në kontekstin gjeopolitik e gjeostrategjik euro-atlantik. Në këtë kontekst, kryeministri Mustafa mbtete i vetmi lider real në Kosovë, i cili po përballon të gjitha sfidat dhe angazhimet kundërshtetërore, kundërkombëtare dhe kundërperëndimore të dy linjave kundërshqiptare dhe të korpusit medietik që kontrollohet nga to.

Në fakt, kryeministri Mustafa, ende pa u bërë kryeministër ka dëshmuar se është i vetmi lider i cili ka mundësi dhe aftësi për vendime të mëdha, për vendime të duhura dhe për të mos iu shmangur për asnjë çast prerogativave kushtetuese dhe ligjore që ka kryeministri i vendit. Të kujtojmë se në çështjen e vazhdimit të vendeve të rezervuara në Kuvend për komunitetet etnike, ishte Isa Mustafa, atëherë në cilësinë e kryetarit të LDK-së që kishte kundërshtuar vazhdimin e këtyre vendeve, kurse Hashim Thaçi u dëshmua si një personalitet i dobët dhe jostabil, pasi që si struci u fsheh mbrapa qëndrimit të vendosur të Isa Mustafës. hashim Thaçi nuk e kishte fuqinë, as guximin për të kundërshtuar vendet e rezervuara për komunitetet etnike, por qëndrimin e tij e ndërlidhi me qëndrimin e Isa Mustafës: çfarë qëndrimi do të mbante kryetari i LDK-së, atë qëndrim do të mbante edhe ai, edhe pse në parim nuk ishte kundër vazhdimit të atyre vendeve. Kurse për Ramushin dhe Pacollin as që ia vlen të diskutohet pasi ata kanë qenë pro vazhdimit të atyre vendeve.

Por jo vetëm në atë rast, kryeministri Mustafa u tregua dhe u dëshmua një lider i vendsour dhe që mbron me vendosmëri interesat e shtetit të Kosovës: mospranimi i shantazheve nga ana e Listës “Srpska” që e kushtëzonte dhe e kushtëzon praninë e tyre në institucione me kushte të ndryshme, është dëshmi e qartë e kësaj, prandaj edhe gjatë këtyre viteve, kjo listë më shumë ishte jashtë institucioneve sesa brenda tyre. Në anën tjetër, edhe vendosmëria për të mbajtur të fortë orientimin euro-atlantik të Kosovës, përkundër anagzhimeve të shumta për ta zhvendosur nga ky orientim, është dëshmi tjetër e një lidershipi që u konfirmua edhe nga ish-seketari i amerikan i Shtetit, Xhen Kerri dhe burrështetas të tjerë botërorë.

Në gjithë këto, duhet përmendur edhe vendosmërinë për të kundërshtuar futjen e trenit provokativ serb në Kosovë, dhe rrënimin e murit, e që kanë pasuar refuzimin për të lejuar futjen e presidentit të Serbisë, Nikoliq në Kosovë, meritat për të cilat u mundua t’i merrte Hashim Thaçi. Në fakt, përpjekjet për të përvetësuar meritat dhe sukseset e kryeministrit Mustafa nga ana e hahsim Thaçit dhe Kadri Veselit janë përpjekje të vazhdueshme e që janë vërejtur edhe në rastin e ligjit për “Trepçën”, e që ishte një angazhim i plotë dhe i vendosur i kryeministrit Mustafa dhe i i profesor Muhamet Mustafa, i cili në cilësinë i kryetarit të Komisionit për Zhvillim Ekonomik pati meritën kryesore për të gjitha fazat e hartimit, korigjimit dhe mirtimit të ligjit për “Trepçën”.

Derisa nuk lanë gjë pa bërë për të përvetësuar meritat dhe sukseset e kryeministrit Mustafa, të Qeverisë që drejton ai dhe të tjerëve nga radhët e LDK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli jo njëherë u munduan që dështimet e tyre, veprat e tyre të pamira dhe të dëmshme për shtetin e Kosovës të provonin t’ia atribuonin kryeministrit Mustafa. Dhe vendimi i fundit që projektligjin për FSK-në ta bartin në Qeverinë e Kosovës, është një nga vendimet e tilla. Është e qartë se me këtë projektligj, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli hapur dolën kundër NATO-s dhe SHBA-ve dhe i bënë dëm të madh vendit dhe i faturuan edhe një sukses tjetër Serbisë, me çka vunë në pozitë të vështirë Kosovën dhe veten e tyre. Deklaratat e SHBA-ve dhe të NATO-s, me të drejtë janë vlerësuar si më të ashprat ndaj Kosovës, e që kanë burim pikërisht procedimin e pabashkërnduar të projektligjit për FSK-në nga ana e Hashim Thaçit. Dhe si gjithnjë kur bëjnë marrëzira të tilla, përsëri po këkohet shpëtimi nga kryeministri Mustafa dhe Qeveria që drejton ai, duke bërë të qartë edhe një herë se kryeministri Mustafa është i vetmi lider real i Kosovës, kurse LDK e vetmja forcë kombëtare dhe shtetërore e Kosovës, vazhduese e misionit të saj për liri, pavarësi, demokraci, dhe e vetmja forcë reale properëndimore në Kosovë.

Edhe pse bartja e projektligjit në Qeveri u bë për të shpëtuar lëkurën e hahsim Thaçit dhe të Kadri Veselit dhe për të shmangur pasojat e dështimit me këtë projektligj, megjithatë, ky fakt, ka bërë të qartë se vetëm LDK mund të mbrojë Kosovën ,shtetin dhe interesat strategjike kombëtare e shtetërore, dhe vetëm LDK është faktor qenësor i ruajtjes së partneritetit të Kosovës dhe të shqiptarëve me aleatët strategjikë euro-atlantikë të shqiptarëve dhe të Kosovës.