Kryeministri Mustafa: Kushtet e listës Serbe nuk do të plotësohen

07.09.2016 12:22:44

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka bërë të ditur se do të ftojë partitë opozitare në takim lidhur me Demarkacionin me Malin e Zi.

Ai ka deklaruar se Demarkacioni do të riprocedohet, ndërsa kushtet e Listës Serbe nuk do të plotësohen, çfarë do qofshin ato.I pari i Qeverisë ka bërë të ditur se do të qartësohet situata e Demarkacionit, si me opozitën, ashtu edhe me Listën Serbe.  

Ai ka bërë të ditur se do të mabjë takime edhe me kryetarët e komunave Pejë, Junik, Deçan dhe Istog, vërejtjet e të cilëve tha se do të merren parasysh. Këto takime do të zhvillohen para riprocedimit të Demarkacionit në Kuvend.