Obama: Provokimet e oresë Veriore sjellin vetëm më shumë izolim

07.09.2016 12:25:09

Presidenti amerikan, Barack Obama, paralajmëroi të martën Korenë e Veriut se provokimet e saj nuk do të sjellin gjë tjetër vetëm se më shumë izolim.

“Koreja e Veriut duhet të kuptojë se provokimet e saj vetëm sa do të përforcojnë izolimin e saj”, theksoi Barack Obama gjatë një fjalimi në mbledhjen e Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN), në Laos.

SHBA-ja dënoi të hënën gjithashtu një seri goditjesh me raketa balistike nga Koreja e Veriut përgjatë brigjeve lindore dhe synon t’i përgjigjet me një iniciativë diplomatike kundër Phenianit.