Spanja arrestoi katër persona të dyshuar për përfshirje në ISIS

28.11.2016 14:22:00

Policia spanjolle arrestoi sot katër burra të dyshuar për emigracion të paligjshëm, por edhe që kishin lidhje me ISIS-in.

Ata gjithashtu, janë të përfshirë në sulmet e vitit të kaluar në Paris, transmeton lajmi.net.

Autoritetet besojnë se të dyshuarit kanë qenë në kontakt me udhëheqësit  e Shtetit Islamik të arrestuar në Salzbrg të Austrisë, pas sulmit në Paris në nëntor të vitit të kaluar ku u vranë 130 njerëz, sipas Ministrisë së Brendshme.

Policia austriake më 10 dhjetor të vitit të kaluar arrestoi algjerian, Hadadija Adela dhe Pakistani Muhammad Usman në një qendër të migrimit.