Kryeministri Mustafa- ministrit gjerman: Ushtria bëhet në koordinim me NATO-në, BE-në dhe SHBA-të

13.04.2017 09:31:33
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë konferencës pas takimit që pati me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Sigmar Gabriel, ka thënë se shteti gjerman ka ndihmuar Kosovën në fushën e ekonomisë dhe ka pasur rol të vecant në Ballkan, raporton lajmi.net.

Mustafa ka thënë se e ka njoftuar ministrin gjerman edhe për zhvillimin ekonomik dhe për

“Biseduam për rolën që Gjermania po luan, sidomos në Ballkanin perëndimor. Dëshiroj të përsëris se Gjermania ka pasur një rol të veçantë dhe mbështetje të fuqishme për Kosovën në fushën e ekonomisë. Për këtë të gjithë qytetarët janë falënderues. E njoftova ministrin edhe për aktualitetin ekonomik të Kosovës, të nevojës që të kemi investime gjermane në Kosovë dhe i mirëpresim. Biseduam për nevojën për të intensifikuar bisedimet me Serbinë, të punojmë për zbatimin e marrëveshjeve, e njoftova edhe lidhur me liberalizimin e vizave, me demarkacionin me Mali e  Zi, dhe transformimin e FSK që duhet të kryhet në koordinim me NATO-në, BE-në dhe SHBA-të dhe kërkuam në mënyrë të drejtpërdrejt një përkrahje të veçantë nga Gjermania, ta kalojmë edhe kriterin e 95 që na ka mbet dhe që është demarkacioni me Malin e ZI”, ka thënë Mustafa, raporton lajmi.net.