Ministri gjerman: Pa ratifikim të Demarkacioni nuk ka liberalizim

13.04.2017 09:35:12
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel ka thënë se e mbajnë premtimin që dyert e vendeve të Ballkanit Perëndimor janë të hapura për Evropën dhe këtu hynë edhe Kosova. Por, sipas tij, kjo është një rrugë jo e lehtë dhe për këtë duhet të përmbushen kriteret.

“Ambasadorja jonë këtu më ka njoftuar për progresin që po bëhet në Kosovë por duhet vazhduar reformat. Sundimi i ligjit sjellë edhe investitorët . Kur kjo të ndodhë atëherë edhe investitorët do të vijnë. Po ashtu dialogu më Serbinë për normalizim të raporteve duhet të vazhdojë. Kjo është rruga më e mirë për paqe dhe stabilitet në rajon. Nj raport i mirë mes Kosovës dhe Serbisë  është kusht për shtet në rajon që të jenë pjesë e BE. Ka thënë Gabriel.

Më tej, ai ka thënë se është i rëndësishme ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi për liberalizim të vizave. “Porosia ime për Kuvendin është që të miratohet kjo marrëveshje”.

Ministri Gabriel për kundërshtimin e opozitës për demarkacionin dhe mundësinë e rinegocimit ka thënë se nëse liberalizimi i vizave është kaq i rëndësishëm, duhet të shtrohet pyetja pse deputetët  e Kuvendit tuaj e bllokojnë një proces të tillë që është i rëndësishme për jetën e qytetarëve.

“Ky është një kusht nga BE dhe nuk do të ketë liberalizim të vizave pa plotësim të këtij kushti. Kemi biseduar edhe për mundësitë alternative dhe ato do t’i marrim me vete në Gjermani por problem qenësor paraqet sjellja e deputetëve në Kuvend”, ka shtuar Gabriel.