Kryeministri Mustafa: MSA-në e kam nënshkruar si kryeministër

07.11.2016 11:26:49

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se lëvizja e lirë mbetet punë e brendshme e vendit dhe ka shtuar se Kuvendi i Kosovës duhet të marrë vendimin për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, e jo Parlamenti Evropian, njofton Klan Kosova.

Mustafa këtë e ka thënë gjatë konferencës “Ecje nëpër akull: Kushtëzime, sfida dhe reforma drejt BE-së” të organizuar Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike.

Kurse i pyetur nëse MSA nuk e trajton Kosovën si shtet, ai është përgjigjur se këtë marrëveshje e ka nënshkruar si kryeministër i Kosovës.

“Unë e kam nënshkruar si kryeministër dhe kjo nënkupton si shtet”, ka thënë Mustafa.

Kurse për demarkacionin ka thënë se është çështje e konsensusit brenda partiak.