Kryeministri Mustafa ngushëllon familjen e Bajram Rexhepit

21.08.2017 12:56:47

Në telegramin e ngushëllimeve, kryeministri Mustafa është shprehur i pikëlluar me rastin e vdekjes së Bajram Rexhepi.

“E nderuar Familje Rexhepi,

Me pikëllim të thellë mësuam lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit dhe veprimtarit të dalluar Bajram Rexhepi.

Ndjehemi thellësisht të prekur nga kjo humbje e madhe për Ju dhe për tërë Kosovën.

Ish-kryeministri Rexhepi ishte një personalitet dhe veprimtar i shquar i cili dha kontribut të veçantë para, gjatë dhe pas luftës çlirimtare.

Bajram Rexhepi do të mbetet në historinë më të re të Kosovës, si kryeministri i dalë nga zgjedhjet e para të mbajtura pas luftës, si dhe si kryetar i Mitrovicës, duke kontribuar në avancimin e agjendës shtetndërtuese të Kosovës.

E nderuar Familje Rexhepi,

Më lejoni që në emrin tim dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.
I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!

Isa Mustafa,
Kryeministër i Republikës së Kosovës” – thuhet në telegramin e kryeministrit Mustafa.