Ish-kryeministri Rexhepi, ishte mik me të gjithë

21.08.2017 12:57:38

Ish-kryeministri i parë i Kosovës së pasluftës, Bajram Rexhepi, i cili ndërroi jetë në mëngjesin e sotëm në një spital në Turqi në moshën 63-vjeçare, pa dyshim se ishte njëri prej kryeministrave që kishte miqësi me të gjithë.

Këto fotografi të arkivit së redaksisë së Gazetës “Zëri”, dëshmojnë se ish-kryeministri Rexhepi, ishte i afërt dhe i shoqërueshëm me të gjithë politikanët e krerët e shtetit pavarësisht bindjeve politike.
Në këto fotografi ish-kryeministri i ndjerë, Bajram Rexhepi, shihet me ish-presidentin e ndjerë, Ibrahim Rugova, ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, ish-kryeministrin Hashim Thaçi, etj.