Veterniku vërshohet nga uji (Video)

02.06.2017 21:47:08

Para disa minutave në Prishtinë filloi një stuhi e fuqishme shiu, edhe pse gjatë ditës temperaturat ishin të larta. Shiu ka vështirësuar qarkullimin e rrugës së kryeqytetit.

 

Në lagjen Veterniku shihet se rrugët janë vërshuar plotësisht me ujë dhe veturat vështirë se qarkullojnë.

Era e fortë në qytet ka rrëzuar çadrat dhe karriget e lokaleve ndërsa shiu ka vërshuar menjëherë në rrugët e kryeqytetit të Kosovës duke shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.

Ky shi mund të shkaktojë probleme në disa lagje të kryeqytetit që zakonisht gjatë reshjeve kanë përmbytje.