Vogëlushit i ngec dora në shkallët elektrike, kalimtarja reagon shpejt duke ndalur energjinë elektrike (Video, +16)

11.09.2017 20:10:31

Një djalë i vogël i cili po qëndronte ulur në shkallët elektrike (lëvizëse) për pak sa nuk mbeti pa njërën dorë, kur i ngeci në pjesën anësore të shkallëve.

Ky vogëlush i veshur me bluzë me ngjyrë të verdhë, ishte ulur në shkallë prapa shpinës së nënës së tij e cila ishte në këmbë, dhe derisa po lëshoheshin poshtë i ngec dora në pjesën anësore, transmeton Telegrafi.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur ky i ri fillon të bërtas nga dhimbjet, por për fat të mirë një kalimtare e sheh në gjendje të rëndë dhe vrapon për t’i ndalur shkallët elektrike.

Edhe pse i shpëtoi më të keqes, vogëlushi ka pësuar lëndime të rënda në dorë, ndërsa ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në parkun Angel në Kinë.