Kryeministri Mustafa – PD-ja motor transforumes i Shqipërisë

12.12.2016 21:47:20

26 vjet më parë, më 11 Dhjetor 1990, studentët, qytetarët dhe elita intelektuale e Shqipërisë themeluan Partinë Demokratike të Shqipërisë- shkruan  kryeminstri Mustafa në llogarinë e tij në Facebook .  “PD-ja kanalizoi vullnetin dhe vizionin e popullit të Shqipërisë për rrëzimin e diktaturës dhe nisjen e rrugëtimit transformues në shoqëri të hapur, pluraliste, me ekonomi të lirë të tregut dhe në përputhje me të gjitha vlerat europerëndimore. Bashkë me LDK-në e prirë nga Presidenti Rugova, dhe disa parti tjera simotra në rajon, PD-ja me liderin e saj, Sali Berisha, u shndërrua në motor transformues të Shqipërisë duke qenë bartëse e projektit evropianizues dhe euroatlantik. Partia Demokratike sot jep kontribut të çmuar në jetën demokratike dhe rrugën e Shqipërisë drejt progresit të gjithanshëm. Urime kryetarit Lulzim Basha dhe të gjithë zyrtarëve e anëtarëve të PD-së. Gëzuar! ” . Përfundon urimi i zotit Mustafa me rastin e përvjetorit të themelimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë.