Vetëvrasjet po rriten ne Shqipëri,10 persona vetëvriten për një muaj.

12.12.2016 21:41:32

Nga data 10 nëntor deri me 10 dhjetor, 10 persona kanë kryer aktivetëflijimit. Gjithashtu gjatë kësaj kohe edhe 3 persona të tjerë kanë tentuar të vetëvriten

Rastet e vetëvrasjeve në vendin tonë sa vijnë e rriten. Janë një serë faktorësh që detyrojnë disa nga qytetarët të kryejnë këtë akt. Kushtet e vështira ekonomike, depresioni dhe shume shkaqe të tjera vijojnë të marrin jetë njerëzish në vendin tonë. Në kufirin kohor për një muaj në vendin tonë janë regjistruar 10 vetëvrasje. Në analizë është marrë nga data 10 nëntor deri me 10 dhjetor. Gjithashtu janë regjistruar dhe 3 tentative vetëvrasjeje. Numri mund të jetë edhe më i madh pasi fenomeni ka marrë përmasa serioze, por këto raste janë raportuar nga policia dhe mediat.
Rastet e vetëvrasjeve

Rasti i parë i vetëvrasjes është regjistruar në Tiranë ku një 32-vjeçar është gjetur i mbuluar nga gjaku në makinën e tij. Sipas policisë ai tentoi të vetëvritej. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Siri Kodra”, ku 32-vjeçari E. Rruka është gjetur në automjetin e tij tip “Audi” i mbuluar nga gjaku dhe me një plumb në pjesën e pasme të kokës. Ai është transportuar në spital në gjendje të rëndë. Policia ka nisur hetimet, ndërsa ka dyshime se 32-vjeçari ka tentuar të vrasë veten. Lidhur me këtë ngjarje policia deklaroi: “Më datë 10.11.2016, në rrugën “Siri Kodra”, tek Magazinat, ka patur një telefonatë në numrin e emergjencave 112, për një person të plagosur. Menjëherë janë dërguar Shërbimet e Policisë, të cilët kanë konstatuar mjetin tip “Audi”, ku në brendësi të automjetit ndodhej një shtetas i plagosur i cili u dërgua në S.Q.U. dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes, ka bërë identifikimin e këtij shtetasi i cili quhet E. Rruka, 32 vjeç, banues në Tiranë. Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas ka tentuar të vrasë veten. Në brendësi të mjetit është gjetur një armë zjarri tip pistoletë model 54, një predhë dhe një gëzhojë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”.

Rasti tjetër i vetëvrasjes është regjistruar në Gjirokastër me 16 nëntor ku një 32-vjeçar humbi jetën në spital, ndërsa ishte plagosur në banesën e tij në Zhapokikë, një fshat i thellë mes Tepelenës e Gjirokastrës. I riu është identifikuar si Festim Kanushi. Sipas policisë i riu mbërriti i plagosur në spital, ndërsa dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës brenda banesës.

Rasti tjetër i vetëvrasjes ështe regjistruar në Kashar me 16 nëntor ku trupi i pajetë i një të riu është gjet nga kalimtarët. Policia ka bërë të mundur identifikimin e viktimës, shtetasit Eduard Lleshi, banor në Kashar. Pranë trupit të tij, është gjetur edhe një armë zjarri kallashnikov. Ndërsa polica e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. Paraprakisht dyshohet se vdekja e tij ka ardhur si pasojë e plagës së marrë nga arma e zjarrit.

Tentativa tjetër e vetëvrasjes është regjistruar me 24 nëntor, pasi një 32-vjeçar tentoi t’i vinte zjarrin vetes. Burime nga policia e Tiranës bënë me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “George Ë. Bush” dhe konkretisht në sheshpushimin e hyrjes së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Të një- jtat burime theksuan se bëhet fjalë për Fatjon Hoxhen, banues në Tirane, apo siç njihet ndryshe me emrin ‘Anxhela’. Mësohet se rreth orës 14:00, i riu ka qëndruar i vetëm, në sheshpushimin para Kuvendit dhe me vete mbante një shishe plastike e dyshuar me lëndë djegëse benzinë, me të cilën ka sperkatur të gjithë trupin. Më pas nxori çakmakun për t’i vendosur flakën vetes. Por, falë ndërhyrjes së menjëhershme të punonjësve të Patrullave të Përgjithshme, u shmang zjarrvënien dhe duke neutralizuar veprimet e mëtejshme të Hoxhës. Bëhet e ditur se Fatjon Hoxha është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr 1 Tiranë, për sqarimin e rrethanave në lidhje me këtë incident. Emri i “Anxhelës” është i njohur për policinë por edhe për publikun, pasi është përfshirë në disa ngjarje. Një rasti i tillë është dhe incidenti me një klient, pasi Fatjon Hoxha, apo “Anxhela” është një punonjëse seksi, mbeti e plagosur më 8 prill të 2011 me thikë, ndërsa më herët u lëndua lehtë.

Po të njëjtën ditë një tjetër tentative vrasjeje është regjistruar në kryeqytet. Sëmundja e rëndë e nënës dyshohet të jetë shkaku kryesor që një 14-vjeçare në Tiranë vendosi të hidhet nga kati i tretë i ballkonit. Vajza kishte kaluar në depresion pasi prej kohësh nëna, personi i vetëm me të cilën jetonte, vunte nga një së- munjde e rëndë. Për t’i vënë kapak halleve, e mitura zgjodhi këtë rrugë. Policia e Tiranës bëri me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:45, kur në numrin e emergjencave ka ardhur një telefonatë se në rrugën e “Dibrës”, përballë me ish-shkollën e Bashkuar, është hedhur një shtetase nga lartësia. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar Shërbimet e Policisë së Komisariatit Nr 4 dhe së bashku me Urgjencën i kanë dhënë ndihmën e parë. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes, ka bërë të mundur identifikimin e shtetases K. B., 14 vjeçe, e cila është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banon dhe ka rënë në taracën e katit të parë, duke shpëtuar mrekullisht. Kjo shtetase ndodhet në S.Q.U., jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa një ditë më vonë me datë 25 nëntor qyteti i Durrësit është tronditur pasi janë regjistruar 2 vetëvrasje brenda pak orësh. Fshati Fllakë i Durrësit është tronditur, pasi në një hark kohor të shkurtër janë regjistruar dy vetëvrasje. Rasti i parë ndodhi mëngjesin e sotëm, pasi rreth orës 10:40, në Spitalin Rajonal Durrës ka mbërritur e pajetë shtetasja F.C. 46 vjeçe, banuese në Fllakë. Mësohet se ajo ishte vetëvarur me litar në një ambient pranë banesës së saj. Nga hetimet e kryera rezulton se shkak ka qenë gjendja e rënduar psikologjike. Rasti i dytë u regjistrua rreth orës 12:00, ku një 26-vjeçar, banues po në këtë fshat është vetëhelmuar duke pirë fostoksinë. Fatkeqë- sisht ka ndërruar jetë në Spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë. Nga veprimet e para hetimore rezulton se i riu vuante nga depresioni. Ndërsa me datë 30 nëntor një pacient është hedhur nga ballkoni i një pavioni në QSUT. Ai është hedhur nga ballkoni i pavionit të Gastrologjisë. Bëhet fjalë për 53-vjeçarin me inicialet P. Sh, pacient i ardhur nga Durrësi. Ndërkohë, burime nga QSUT pohuan se 53-vjeçari vuante nga çrregullimet mendore. Mësohet se dëshmitarët kanë parë një person, që hidhej nga ndërtesa. Ata pohuan se fill pas ngjarjes, policia dhe mjekët kanë shkuar menjëherë për t’i dhënë ndihmën e parë personi në fjalë, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore. Pacienti u dërgua me urgjencë në spitalin e Traumës. Sakaq, policia e cila shkoi në vendin e ngjarjes dhe ka nisi hetimet në lidhje me zbardhjen e shkaqeve të këtij rasti. “Sot, më datë 30.11.2016, pacienti me iniciale P. Sh. 53 vjeç, shtrimit nga personeli mjekësor, rreth orës 08:30, është hedhur në mënyrë të papritur nga kati i katërt i Spitalit të Sëmundjeve të Brendshme. Pacienti ka mbërritur në Urgjencën e Sëmundjeve të Brendshme në QSUT, më datë 29.11.2016 ora 20:05, si transferim urgjent nga Spitali i Durrësit me probleme të rënda shëndetësore të gjakut dhe traktit tretës, me një histori sëmundje prej katër ditësh si referencë e kësaj gjendje. Në anamnezën e jetës shënuar në kartelën e të sëmurit referohet se ai vuan gjithashtu nga probleme të shëndetit mendor. Gjatë qëndrimit në urgjencë, në momentin e parë ka refuzuar kryerjen e ekzaminimeve laboratorike dhe aplikimin e terapisë përkatëse, siç raportohet edhe në kartelën e pacientit nga mjeku i urgjencës, dhe më tej, me konsultën e realizuar nga mjeku gastrohepatolog, pacienti bindet për të marrë terapinë në urgjencë dhe shtrohet për ndjekje në Spitalin e Sëmundjeve të Brendshme. Rreth orës 06:00 të mëngjesit të datës 30.11.2016, pacienti ka manifestuar shenja axhitimi dhe në këto kushte nga mjeku në shërbim, është kërkuar me urgjencë konsulta e psikiatrit. Konsulta e psikiatrit është kryer rreth orës 07:00, i cili pasi ka vlerësuar gjendjen e pacientit, ka rekomanduar trajtimin me anksiolitikë. Pas incidentit të ndodhur pacientit i është dhënë ndihma e parë në Urgjencës Kirurgjikale në QSUT dhe pas vlerësimit të kryer është transferuar me urgjencë në Spitalin e Traumës për trajtim të mëtejshëm”, reagoi QSUT. Ndërsa policia deklaroi: “Më datë 30.11.2016, rreth orës 08:35, në ambientet e Q.S.U.T., tek godina e 6-katëshit, tek pavioni i Gastrologjisë, në kat të katërt, nga parvazi i ballkonit të këtij pavioni, ka rënë pacienti P. Sh., 53 vjeç, i ardhur nga qyteti i Durrësit. Ky shtetas ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”.

Mund të konsiderohet krimi më makabër i muajit dhe vitit në Shqipëri, ngjarja e ndodhur në Korçë ku një baba mbyti me tel 2 fëmijët e mitur dhe më pas vari veten. Ngjarja ndodhi me datë 5 dhjetor. Një ngjarje që i kalon përmasat e imagjinatës njerëzore tronditi qytetin e Korçës, kur policia gjeti në një shtëpi dykatëshe në lagjen nr. 4 të këtij qyteti 3 anëtarë të një familje të vdekur. Një baba i ka dhënë fund në mënyrë çnjerëzore jetës së dy fëmijëve të tij të mitur, duke i mbytur me tel, e më pas ka varur edhe veten në tavan. Ka qenë polica ajo që i ka gjetur të tre trupat, atë të babait, i identifikuar si Naum Toshi 41 vjeç si dhe të dy djemve, njëri 4 vjeç dhe tjetri 6. Djemtë ishin shtrirë në krevat dhe në fyt kishin ende telin me të cilin i kishte mbytur babai. Ndërsa vetë autori i krimit makabër, kishte zgjedhur t’i jepte fund jetës së tij duke u varur në tavan. Sikur të mos mjaftonte ngjarja e rëndë në Korçë një tjetër vetëvrasje u regjistrua në Tiranë.

Pas ngjarjes së rëndë në Korçë, ku një 40-vjeçar vari dy fëmijët e mitur e më pas veten, një tjetër rast tronditës është regjistruar në kryeqytet. Një 50-vjeçare ka vendosur t’i japë fund jetës, duke u vetëvarur me shall brenda në bodrumin e banesës. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e “Qelqit” në Tiranë. 50-vjeçarja Q.Xhaferaj u gjet e vetëvarur në bodrumin e banesës ku jetonte, nga familjarët e saj. Mësohet se gruaja vuante prej kohësh nga depresioni, çka dyshohet se e ka çuar atë drejt këtij veprimi të rëndë.

Ndërsa një ditë më pas me datë 6 dhjetor një 71-vjeçar është gjetur i vdekur poshtë urës së Lanës, i pajetë dhe me një thikë në dorë. Viktima është vënë re nga kalimtarët e rastit në zonën e Brrylit mëngjesin e sotëm rreth orës 06:35. Policia ka identifikuar viktimën si Hekuran Zeqo, 71 vjeç ndërsa thotë se ai është vetëvrarë duke u prerë me thikë në fyt. I moshuari jetonte në zonën e Xhamllikut në kryeqytet, me bashkëshorten, por mbetet ende mister pse ka zgjedhur t’i japë fund jetës në këtë mënyrë. “Më datë 06.12.2016, rreth orës 06:35, tek Brryli, në afërsi të një banke të nivelit të dytë, është gjetur i vdekur një shtetas mashkull i cili dyshohet të jetë prerë në fyt me mjete prerëse. Në dorën e viktimës është konstatuar një thikë”,- thuhet në njoftimni e policisë.0

Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik po me datën 6. Historia vjen nga Golemi, ku 54-vjeçari Arben Tahiraj ka kryer vetëvrasje. Burimet e Policisë bë- jnë me dije se ai është vetëvarur në shkallët e brendshme të shtëpisë së tij në Golem. Dyshohet se aktin ekstrem viktima e kishte marrë sapo ishte kthyer nga Gjermania, pasi e kishte lënë gruaja. Mes shpjegimit se pse po kryente vetëvrasje, viktima ka kërkuar që gruaja mos t’u tregonte fëmijëve të vërtetën e hidhur.

Rasti tjetër vjen nga Kruja ku një 40-vjeçari i divorcuar u gjet i pajetë në banesë. Sipas policisë kishte 3 ditë i vdekur ndërsa dyshohet se është vetëvrarë. Policia e Krujës ka gjetur të pajetë brenda banesës ku jetonte i vetëm një 40-vjeçar të identifikuar si Tonin Dobrozi. Ndonëse nuk ka shenja dhune në trup, blutë e Krujës dyshojnë që Dobrazi mund të ketë 3 ditë i vdekur. Ky shtetas jetonte vetëm në banesën e tij në fshatin Binaj, pasi ishte divorcuar nga bashkëshortja. Çifti kishte edhe dy fëmijë, por që pas divorcit i kishin kaluar në kujdestari ish-bashkëshortes së tij.

Gjithashtu gjatë kësaj periudhe ka pasur edhe raste të plagosjeve me dashjeve për të përfituar azil. Rasti në fjalë ndodhi me 20 nëntor. Policia e Dibrës ka zbardhur detajet në lidhje me ngjarjen e ndodhur , ku një person u paraqit në spital i plagosur me armë zjarri. Mësohet se Andi Losha, 39 vjeç dëshmoi se e kishin plagosur, ndërsa ky fakt u hodh poshtë nga forcat policore të cilët pohuan se ai u vetëplagos. Tashmë ndaj Loshës, i cili është ndaluar, rëndojnë dy akuza për veprat penale “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”, “Kallzim i rremë”. Burime nga policia pohuan për Neës24 se Losha synonte azil në Francë dhe pikërisht për këto motive ka kryer edhe inskenimin e plagosjes.

Shkaqet e vetëvrasjeve

Fenomeni i vetëvrasjes po merr përmasa të frikshme, ndërsa askush nuk duket se po vihet në lëvizje për ta frenuar. Në vendin tonë, në çdo 24 orë vetëvritet mesatarisht një person dhe çdo 11 orë një tjetër tenton të vetëvritet. Të dhënat janë nxjerrë nga studimi me titull “Vetëvrasja, motivet për të jetuar”, i Institutit për Parandalimin e Krimit. Shoqëria vazhdon t‘i kalojë me indiferencë këto raste, madje shpeshherë përpiqet t‘i mbulojë me heshtje ato. Ndër shkaqet kryesore të vetëvrasjeve në studim përmenden: gjendja psikologjike e individit, ku shquhen faktorë psikologjikë, patologjikë dhe biologjikë, të cilët shkaktojnë dhimbje të thellë; ndikimet filozofike, teorike, fetare, estetike, artistike etj., për jetën, rëndësinë dhe vazhdimësinë e saj; ekzistenca e fajit dhe përgjegjësisë apo ndjenjës së fajit dhe përgjegjësisë, pas kryerjes apo mendimit për kryerjen e një vepre antiligjore, antisociale, apo të amoralshme; tronditja e thellë psikike, si pasojë e traumave të rënda psikike apo ngjarjeve të rënda; hakmarrja ndaj personit apo personave përgjegjës, për sjellje apo veprime që viktima i konsideron të dëmshme ndaj tij; traumat e rënda si pasojë e trajtimi të keq sistematik, sjelljeve të tjera sistematike që prekin rëndë dinjitetin, ose veprimeve të rënda kriminale që prekin nderin, moralin dhe shëndetin. Veç tyre, praktika njeh edhe shkaqe të tjera si: zbatimi i urdhrit, të ndjerit si detyrim për t‘u vetëvrarë, realizimi i misionit etj. Ndodh që personi të ketë edhe më shumë se një shkak vetëvrasjeje. Në përgjithësi, shkaqet ndërthuren dhe alternohen me njëri-tjetrin. Shkaqet e vetëvrasjes mund të veprojnë te një masë e madhe njerëzish, por jo te të gjithë ata, efektet janë të njëjta. Lindja e tendencës për vetëvrasje dhe pasoja – vdekja, vjen vetëm atëherë kur shkaqet veprojnë në kushte dhe rrethana specifike. Kushtet dhe rrethanat janë të veçanta për të miturit, adoleshentët, të rinjtë dhe të rriturit, ato janë individuale dhe sociale; psikologjike, sociologjike psikiatrike, gjenetike, biologjike, mjekësore etj.