Padia për presidentin Thaçi, është gati për në Kushtetuese

12.12.2016 21:17:27

Kandidati për Kryetar të Drenasit, Isa Xhemajlaj nga NISMA, ka thënë për Indeksonline se është duke u ballafaquar me një presion të madhe si nga institucionet shtetërore ashtu edhe nga zyra e Presidentit Thaçi për të cili ai tha se NISMA, ka bërë gati paditë për gjykatën kushtetuese dhe se shumë shpejt do ta bëjnë të ditur atë, për shkak se vetë Presidenti Thaçi kishe marrë pjese në fushatën zgjedhore të PDK-së në komunën e Drenasit.

“Që nga fillimi unë jam ballafaquar me një presion të jashtë zakonshëm nga të gjitha institucionet duke përfshirë edhe Presidentin por edhe ministra edhe zyrtarë të sigurisë që më kanë penguar jo pak në fushatën zgjedhore lokale.

Kamë marrë vendim dhe do ta marrë një hap për dërgimin Presidentit Thaçi, në gjykatën kushtetuese pasi ai është përfshirë kundërligjshëm në zgjedhjet lokale.

Dokumentacioni me të cilin do ti drejtohemi Gjykatës Kushtetuese është barë gati dhe tani jemi duke angazhuar një avokat i cili do ta ndjekë këtë lëndë deri në fund”, ka thënë Xhemajlaj.

Ai tha se institucioni i presidentit ka bërë dhe po bënë presion tek veteranët, arsimtarët edhe tek njerëzit tjerë, që ta votojnë Ramiz Lladrovcin për kryetar të Drenasit.

“Tani më po shihet qartë ndryshimi në Drenas, kjo për arsyen se partitë por edhe kandidatet e pavarur më kanë përkrahur si përfaqësues real i ndryshimit të qeverisjes në Drenas. Normal pres që qytetarët e Drenasit të votojnë për një qeverisje ndryshe nga ajo që ka qenë deri më tani”, ka thënë Xhemajlaj.