MPB: Ekrem Mustafa nuk ishte brenda veturës së aksidentuar të ministrisë

08.01.2019 14:08:22

Ministria e Punëve të Brendshme ka reaguar lidhur me aksidentin ku kishte qenë e përfshirë edhe një veturë zyrtare e kësaj ministrie.

Në komunikatën për media thuhet se në të njëjtën nuk ka qenë ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa.

Sipas njoftimit, në vetura kanë qenë katër zyrtarë të MPB-së.

“Ministria e Punëve të Brendshme ju njofton se sot rreth orës 09:00 në një aksident trafiku në lagjen Arbëria në Prishtinë, njëra nga dy veturat e përfshira në aksident është e MPB-së. Në këtë veturë kanë qenë 4 zyrtarë të kabinetit të ministrit Mustafa.Ju njoftojmë që në veturën në fjalë nuk ka qenë ministri i Punëve të Brendshme, z.Ekrem Mustafa”, thuhet në njoftimin zyrtar nga ministria.

Ndërkaq, në raportimet e mëhershme të mediave ishte thënë se në veturën e aksidentuar gjendej edhe ministri Mustafa.