Kryeministri Mustafa përkujton ish-kryetarin e Istogut, Fadil Feratin

30.01.2017 21:55:05

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, në 7 vjetorin e vdekjes, ka përkujtuar sot kryetarin shumëvjeçar të Istogut, veprimtarin e shquar të Kosovës, Fadil Feratin.

Kryeministri Mustafa ka thënë se Fadil Ferati do të përkujtohet gjithmonë nga qytetarët e Istogut dhe mbarë Kosovës për veprimtarinë e tij politike në shërbim të Kosovës dhe qytetarëve të saj dhe për sakrificat e vendosmërinë e tij për avancimin e proceseve demokratike në Kosovë.

“Falë punës, sinqeritetit dhe vendosmërisë së tij, Fadil Ferati, që nga paslufta e deri në shkuarjen e tij në amshim gëzoi besimin e plotë të qytetarëve të Istogut dhe respektin e krejt qytetarëve të Kosovës e të njerëzve të vullnetit të mirë”, ka shkruar kryeministri Mustafa.