Gazeta e përmuajshme amerikane “The Washington Diplomat” për ballinën e numrit të muajit shkurt ka vendosur ta ketë ambasadoren e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.
Ballina mban titullin “Udhëtimi i Kosovës”.
Njoftimin për këtë lajm e ka bërë vetë ambasadorja Çitaku në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Facebook”, transmeton “Zeri.info”.
“The Washington Diplomat zgjodhi të ketë Kosovën si sotrie të tyre për edicionin e shkurt”, ka shkruar ambasadorja Çitaku.